E premte, 27 Dhjetor, 2024

Moratti: Milani e meritoi, humbje joserioze në fillim të sezonit

Massimo Moratti nuk e fshihet: ish-presidenti zikaltër thotë se nuk e mendonte humbjen në derbin e Milanos, por, sipas tij, kjo disfatë mund të shërbejë si mësim për të ardhmen:

“Nuk e prisja humbjen në derbi, por Milani e meritoi dhe kjo humbje mund të ketë një vlerë pozitive edhe për Interin. Në fillim të sezonit nuk është shumë serioze të lësh disa pikë dhe kjo disfatë mund t’i kujtojë skuadrës se cili është mentaliteti i duhur. Futbolli është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, derbi e dëshmon këtë.”

Më tej, Moratti shprehet:

“Skuadra dhe trajneri janë aty, e demonstruan vetëm pak ditë më parë në Champions League kundër Manchester League. Nuk duhet të demoralizohemi për sa kohë që humbja është mësim”.

Duke folur për “Libero”, Moratti “përkëdhel” Lautaro Martinezin, që ende nuk ka shënuar që nga fillimi i sezonit:

“Ai është një djalë shumë serioz, nëse do të isha ende president, do t’i thoja të hiqte shqetësimin e një momenti të rastësishëm dhe kalimtar, të luate me qetësi siç di ai. Nëse i bëhet kompleks, rrezikon probleme më të mëdha.”

Pyetjes së pashmangshme nëse ndien keqardhje që u largua shumë shpejt nga Interi, Moratti argumenton:

“Jo, në fakt, mendoj se kam shitur shumë vonë: 18 vjet janë një kohë e gjatë. Sot futbolli modern imponon një administratë që synon të kursejë para dhe për mua do të kishte qenë shumë e vështirë.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer