Drejtori i Arsimit në Komunën e Skendrajt, Kastriot Duraku ka thënë në seancën e fundit të kuvendit komunal të Skenderajt së mësimdhënësit i kanë ndërruar librat për interesa personale dhe se bën pazare me shtëpitë botuese për përfitimet e tyre, shkruan portali rajoni.org.
Tutje, drejtori Duraku ka thënë se së shpejti së bashku me Inspektoratin e Arsimit do të dalin masa ndaj mësimdhënësve që abuzuan me libra për interesa personale.
Këtë deklarim, drejtori Duraku e kishte bërë gjatë punimeve të Kuvendit Komunal, kur ishte përballë me pyetjet e këshilltarëve komunalë Ali Lutfiu nga PDK dhe Hysni Mehani – LVV, madje ky i fundit e ka akuzuar pikërisht DKA-në të cilën e udhëheqë se kanë bërë pazare.