Me datën 30 shtator 2024 në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, një person është arrestuar në Skenderaj për shkak së kishte ekspozuar një armë, shkruan portali rajoni.org.
Sipas njoftimit për media nga Policia e Kosovës i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një karikatorë dhe pesë fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Rajoni.org/