E enjte, 3 Tetor, 2024

Lladrovci ia kthen Hoxhës e Sallahut: VV në rënie të lirë në Drenas, e keni ‘humbur kontroooooollën’

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u është kundërpërgjigur dy akterëve të Vetëvendosjes, Elvis Hoxhës dhe Zëvendës Ministrit kontraverz të Drejtësisë, Blerim Sallahu, se Vetëvendosja në Drenas “është në rënie të lirë” referuar dorëheqjeve të thuajse çdo-ditshme në nga partia.

“E humbën kontrollën! Elvis e Blerim e kollan kusur, janë lëshue në lakimin e emrit tim. Dështimi i plotë në nivel qendror e lokal, si dhe rënia e lirë e Vv-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët. Këtë rënie, nuk mund ta ndalin as agjentë e as bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, e as shërbimet në Ballkan. E keni humbur kontroooollën!”, ka shkruar Lladrovci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer