Punimett në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të enjten, më 03.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Mitrovicë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:
LP 10kV Likovci me (kodi: 74000001)nga ora 10:30 deri 14:30
Vendet: fshatrat: Arbëri e Epërme, Arbëri e Poshtme, Likovcë, Makërmal, Morinë, Plluzhinë, Pozhullë, Murg, Obri e Ulët, Obri e Epërme, Rrezallë, Shtuticë, Ticë, Tushillë dhe një pjesë e Skenderajt.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i ndarësve dhe linjës – kontrollimi i transformatorit etj.
2.
Në TS 35/10 kV Shupkovci
Nga dalja 10 kV Sitnica do të ndërprehen Ts-at:
TS 10/04kV Azbesti 1 (kodi: 70000103001) prej orës 11:00 deri në ora 15:30
TS 10/04kV Azbesti 2 (kodi: 70000103004) prej orës 11:00 deri në ora 15:30
Vendet: rr.Kemajl Ataturku dhe Sheshi Adem Jashari.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- rritja e fuqisë të transformatorit nga 630 kVA në 1000 kVA TS Azbesti.