E enjte, 3 Tetor, 2024

Kombëtarja e Kosovës U18 ka mbajtur grumbullimin e radhës

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës U18 ka mbajtur grumbullimin e radhës treditor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

“24 futbollistët e grumbulluar kanë punuar me përkushtim gjatë tre ditëve nën drejtimin e Sami Sermaxhajt dhe stafit të tij: Alban Dragusha, Sheremet Isufi, Erdin Hashani e Flamur Neziri. Në ditën e fundit të grumbullimit u zhvillua edhe një ndeshje testuese me ekipin e Llapit U19. Sermaxhaj u shpreh i kënaqur me atë çfarë treguan futbollistët gjatë këtij kampi. Ky grumbullim ishte në vazhdën e planprogramit të FFK-së për grupmoshat dhe përgatitjen e këtyre futbollistëve për ekipet e tjera zinxhir të kombëtareve, U19 dhe U21”, njofton FFK.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer