E enjte, 3 Tetor, 2024

Pasi e shpërbleu pushteti i PDK’së me tender familjarin e saj, Vesa Broja pritet të jetë kandidate për deputete nga Mitrovica?

Kryetarja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vesa Broja, po konsiderohet si një kandidate potenciale për deputete në zgjedhjet e ardhshme

Kjo ka ardhur në vëmendje pas një postimi të kolegut të saj, Kreshnik Zejnullahu, i cili shprehu mbështetje për Brojën.

“Shoqja ime, deputete e ardhshme e Parlamentit të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Zejnullahu në postimin e tij.

Mirëpo Vjosa Broja u bë e njohur në vitin e kaluar, kur anëtari i VV-së në Vushtrri, Mursel Sadiku, kishte akuzuar komunën në fjalë, se i kishte dhënë tenderë kompanisë e cila është në pronësi të familjes së saj, përcjell rajoni.org.

“‘Broja Market” me seli në Shupkovc të Mitrovicës ka nënshkruar kontratën për furnizim me produkte të tekstilit. “Broja Market” është në pronësi të Xhelal dhe Fevzi Brojes, te cilët janë të afërt me PDK-në. “Broja Market” është në pronësi të familjes së Vesa Brojes e cila është kryesuese e Kuvendit Komunal në Mitrovicë nga radhët e PDK”, kishte deklaruar ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer