E premte, 15 Nëntor, 2024

“Ministër horri, sekretar langaraq”, vajza e Gani Kocit reagon ashpër për shpërfilljen nga Qeveria

Vajza e veteranit të luftës, Gani Koci, Blinera i ka reaguar ashpër Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë për shpërfilljen e kërkesës së tyre që të importohet ilaçi që po i duhet babait të saj.

Teksa ka shpërndarë videon ku shihet motra e saj, Enkela Koci duke kërkuar ndihmë, ajo ka shkruar “ministër horri, sekretar Langaraq – komiteti i jashtëqitjeve të këtij pushteti”.

Enkela Koci ka publikuar edhe imellen me të cilën i është drejtuar me kërkesë direkte ministrit, Arben Vitia dhe sekretarit, Naim Bardiqi.

Imelli shihet se është përcjellur me datë 1 tetor në ora 08:39, por që ende s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Mes tjerash theksohet se nuk kanë kushe financiare për ta blerë ilaçin.

“Babai im nuk ka mundësi financiare për të blerë këtë ilaç në kushte të tilla. Si pensionist dhe veteran, ai meriton trajtim të dinjitetshëm dhe të qasshëm. Nëse ky ilaç nuk bëhet i disponueshëm, duhet të trajtohet jasht shtetit, dhe është e domosdoshme që Fondi i Sigurimit Shëndetësor ta mbulojë këtë trajtim, pasi në Kosovë po ia mohon këtë të drejtë. Kërkoj nga ju, si përfaqësues të institucioneve shëndetësore, të merrni masa urgjente për të mundësuar aksesin e pacientëve në ilaçet që iu nevojiten për trajtim. Çdo vonesë mund të ketë pasoja fatale për ata që luftojnë me sëmundje të rënda. Ju lutem që ta shqyrtoni këtë kërkesë me seriozitetin që meriton, dhe të merrni vendime që do të shpëtojnë jetë”, thuhet në kërkesën e saj drejtuar Ministrit Arben Vitia.

Ilaci i quajtur Pembrolizumab sipas vajzës së Kocit kushton afro 8 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer