E premte, 4 Tetor, 2024

“Nuk ishtë me e lira”, Kompania e familjes së Sylejman Selimit shpërblehet me tender afër 2 milion euro

Komuna e Klinës ka shpallur fituesit e tenderit për ndërtimin e rrugës tranzit në Klinë (nga n9 – deri në R10 Klinë – Gurakoc), me një vlerë totale prej mbi 8.2 milionë euro. Megjithëse gara për kontratat nuk ishte e ashpër me pjesëmarrjen e 7 kompanive, disa nga fituesit janë kompani me lidhje të afërta me pushtetin e komunës së Klinës. Portali rajoni.org ka hulumtuar më në thellësi për pronarët e këtyre kompanive dhe lidhjet e tyre politike.

Tenderi decidivisht quhet “Ndërtimi i rrugës tranzit në Klinë (nga n9 – deri në R10 Klinë – Gurakoc)”.

Kanë qenë mbi 7 kompani pjesëmarrëse në garë dhe disa prej tyre kanë pasur oferta edhe më të lira se sa të kompanive të rekomanduara për kontratë, por ato sipas komunës nuk i kanë përmbushur kriteret, ndërsa këto i kanë përmbushur. Sido që të jetë, Rajoni.org ka gjetur se njëra prej kompanive ishte shumë e afërta me shefin e partisë në pushtet, AAK-në.

Vlera e parashikuar e kontratës është 8,405,000.00 euro.

Ofertat fituese për lotet:

  • LOT 1 e ka fituar operatori ekonomik “Mirusha Company” me vlerë 1,709,978 euro
  • LOT 2 e ka fituar kompania “Shkembi” me vlerë 1,977,619 euro,
  • LOT 3 e ka fituar grupi i operatoreve ekonomik “Gurëbardhi shpk; G-ptoject ; Asfallti shpk” me verë 1,154,823 euro,
  • LOT 4 e ka fituar kompania “REA SHPK”me vlerë 1,420,000 euro dhe
  • LOT 5 e ka fituar grupi i operatoreve ekonomik “Benita Company; Asfalt Group shpk: për vlerën 2,023,000 euro

Vlera totale e ofertave arrin shumën prej mbi 8,200,000 euro.

Kush ësht kompania fituese e afërt me AAK’në?

Të rekomandimi për Lot I fituese është shpallur mbi 5 mije euro me e shtrenjet së oferta ma e lirë, kompania “Mirusha Company” me vlerë 1,709,978 euro. Kjo kompani ka fituar shumë tenderë në Komunën e Klinës.

Kjo kompani e cila është me seli në Klinë, është pronë e familjarëve të Sylejman Selimit, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish këshilltar i Ramush Haradinajt. Më saktësisht, tre vëllezërit e tij, Mentor, Fidan dhe Selman Selimi janë pronarë të kompanisë.

Haradinaj dismisses political adviser Sylejman Selimi - KoSSev

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer