E shtunë, 5 Tetor, 2024

Nuk iu bind sinjalizimit të policisë për ndalim, arrestohet një person në Klinë

Dje rreth orës 9:50 në fshatin Gllarevë të Klinës është arrestuar një person pasiqë i njëjti nuk i është bindur sinjalizimit të policisë për ndalim në një pikë kontrolli, shkruan portali rajoni.org.

Pas sinjalizimit nga ana e zyrtarëve policorë për t’u ndalur, i njëjti me veturë ka tentuar t’i shmanget policisë duke mos u ndalur.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer