E diel, 6 Tetor, 2024

Mësohet se kush janë tre viktimat e Badovcit, emrat dhe vendbanimi i tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se tre të rinjtë që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat. – mbiemri i të cilit akoma nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese.

Lajmin për Raporto24 është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer