E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Rast i rëndë: Halime Mustafa kërkon ndihmë për shërimin e burrit dhe të birit

Familja Mustafa nga Mitrovica po përballet me një situatë jashtëzakonisht të rëndë dhe sfiduese.

Kryefamiljari, Fidan Mustafa, ka 20 vjet që jeton në kushte të vështira pas një aksidenti që i ka lënë pasoja të rënda shëndetësore. Ai ka kaluar gjithë këtë kohë duke luftuar me dhimbje të padurueshme, gjë që e ka bërë të pamundur zhvillimin e një jete normale. Fidani ka vështirësi të mëdha për t’u ngjitur nga shtrati dhe për të realizuar aktivitete të përditshme.

Situata bëhet edhe më e komplikuar për bashkëshorten e tij, Halime Mustafa, e cila është përballur me barrën e plotë të përgjegjësive familjare. Jo vetëm që ajo kujdeset për Fidanin, por gjithashtu është përgjegjëse edhe për djalin e tyre, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë. Halime tregon se ka 20 vjet që kujdeset për burrin e saj dhe 18 vjet për djalin, duke përjetuar një ngarkesë të rëndë emocionale dhe fizike.

Për trajtimin e të dyve, nevojiten medikamente të shtrenjta, dhe ndihma nga të afërmit deri tani ka qenë e pakët. Tani ata nuk janë në gjendje të ofrojnë mbështetje financiare. Situata bëhet edhe më urgjente kur merret parasysh se Fidan ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, e cila kërkon një shumë prej 30 mijë eurosh. Pamundësia për të përballuar këto shpenzime, sidomos për trajtimin dhe operimin e bashkëshortit, ka detyruar Halimen të kërkojë ndihmë nga vullnetmirët.

Ajo thekson se dërgimi i bashkëshortit në Turqi për trajtim është prioriteti i saj kryesor në këtë moment. Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe drejtori i organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, i cili njoftoi se shoqata ka ndarë 1,000 euro si donacion dhe i bëri thirrje vullnetmirëve që të kontribuojnë për ndihmën e familjes Mustafa në këtë periudhë të vështirë. Ndihma dhe mbështetja e komunitetit janë të nevojshme për të lehtësuar barrën e kësaj familjeje, e cila po kalon një sfidë të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

Të bashkuar për të bërë të mundur trajtimin mjekësor të Fidanit!

Shoqata Jetimat e Ballkanit përmes donatorëve e ndihmoj me një donacion në shumë prej 1,000 euro dhe apelon te të gjithë njerëzit e vunetit të mirë të na bashkohen në këtë udhëtim të Fidanit.

Të krijojmë një fije shprese së bashku, asnjë shumë nuk është e vogël, e çdo kontribut është një rreze drite për Fidanin.

Fidan Mustafa i lindur me 04.04.1983 (mosha 41 jes-baba i tre femijeve) nga Mitrovica si pasoje e nje aksidenti ne moshën 15 jeçare ka kryer operim para tri viteve ne Turgi por dhimbja është shtuar dhe ka nevoje perseri të
kryej operim nga kjo diagnoze:
* St. post fracturam et osteotomia tibiae lat sin (a.a.X)
* Abbreviatio ewtremitas inferior lat sin ( c.a 4)
* St. post fracturam tibiae lat. dex.
* St. post fracturam mallae sanata femoris lat. sin
* Codi sipas ICD10 M96

Ky trajtim ka një kosto prej 30.000 Euro, një shumë që familja e tij nuk është në gjendje ta mbulojë andaj kërkon ndihm.

Emri i bankës: NLB BANKA sh.a

Emri i llogarimbajtësit: Halime Mustafa

Numri i llogarisë: XK051707018500833776

SWIFT : NLPR XK PR

Numri kontaktues i familes: +383 49 117 441

O Zot, shëroje Fidanin dhe çdo të sëmurë 🤲

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer