E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Kacafyten burrë e grua në Drenas, arrestohen të dy

Një çift bashkëshortor në Drenas është arrestuar dy ditë me parë rreth ores 22:00 , pas kacafytjes që kishin me njëri-tjetrin, raporton portali rajoni.org

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të martën, burri dhe gruaja janë kacafytur dhe fjalosur pas një mosmarrëveshjeje që kishin.

Të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Është iniciuar rast për “dhunë në familje”.

Raporti i plotë:

“DHUNË NË FAMILJE

Gllogoc 06.10.2024 – 22:00. Një mashkull  dhe një femër (çift bashkëshortor) kosovarë, janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje janë fjalosur dhe kacafytur mes vete. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer