E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Koci: Ka informacione që edhe shumë persona tjerë që janë të përfshirë në sulmin në Banjskë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca përgatitore në rastin Banjska.

Pas seancës, avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka thënë se ka informacione që, përveç 42 të akuzuarve, edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e prokurorit. Hetimet për këtë rast, në mënyrë të vrullshme dhe intensive, po vazhdojnë”, tha ai.

Koci shtoi se është në dorë të prokurorit nëse do të zgjerohet aktakuza apo do të ngrihet një e re.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer