E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Afro 800 punëtorë ende pa paga në Viti, kryetari “selam” Muratit: Qiti paret, lej llaf

Sot shënon data 9 e muajit tetor e punëtorëve të arsimit në Komunën e Vitisë, ende nuk u janë ekzekutuar pagat e shtatorit.

E gjithë për këtë “tollovi financiare”, i pari i kësaj komune, Sokol Haliti ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë qendrore, e që sipas tij po bëhet në prag të fushatës zgjedhore.

“Pagat ende nuk kanë dalë. Ne po presim pasi i kemi përmbush ato që i ka kërkuar ministri Murati. Megjithëse unë nuk e kuptoi qasjen e tij s’ka çka përzihet ai, janë çështje të buxhetit. Ai mundet me akuzu sa të dojë, por fajet i ka vetë ai. Pagat një vit më herët planifikohen, e tash ai del pak para fushatës mundohet me hedh fajin te na”, ka thënë Haliti në një bisedë për IndeksOnline.

Ne këtë pikë, Haliti akuzon shefin e kuletës së shtetit për ndërhyrje politike.

“Këto veprime të tij janë krejtësisht politike, kjo është ndërhyrje politike. Këtu në këtë pikë janë dëmtu arsimtarët. Nuk ndihem në faj e kam planifiku buxhetin, cakëm-pakëm. Kontratën kolektive e bajshin meshnet ata jo na. Ata kanë me i ekzekutu pagat jo unë, presim sot të dalin, kështu shpresojmë”, ka thënë Haliti.

Haliti thotë se Komuna e Vitisë e ka pritur ekzekutimin e pagave për shkak se Ligji mbi buxhetin 2024 e garanton këtë.

Nga ana tjetër edhe kryetari i sindikatës në këtë komunë, Kemajl Bislimi, ka thënë se gjatë këtyre ditëve në vazhdimësi kanë marrë premtime se pagat do dalin, por që premtimet e tyre kanë dalë boshe.

Bislimi thotë se ankesat e mësimdhënësve janë nga më të ndryshme.

“Disa mësimdhënës janë duke kërkuar mjete e ndihma prej njerëzve të afërt prej familjarëve, 50 euro, 100 euro. Shumica prej tyre ankohen se kanë fëmijët në shkollë dhe u duhen qoftë për veshmbathje, qoftë për mjete shkollore. Pastaj është edhe periudha e dimrit e që në këtë fazë u duhen edhe për dru. Janë financiarisht shumë keq”, ka thënë Bislimi për IndeksOnline.

“Ditën e hanë neve na është thënë se kryetari është në Prishtinë dhe kanë arritë marrëveshje rreth pagave. Është bërë një gabim në llogaritje në dokumentacione, thesari iu ka kthy mbrapsht. Sipas fjalëve por gjithmonë jemi me rezervë, sepse po premtohet e nuk po realizohet. Na kanë premtuar edhe para pak ditësh se do të dalin të hënën por nuk kanë dalë. Po presim edhe sot”, vlerësoi ndërkaq ai.

Bislimi ka thënë se do të presin deri të enjten, në rast se nuk ekzekutohen pagat atëherë të premten do ndërmarrin hapa.

“Ne ju kemi japë afat, por ndoshta prapë mund të jetë një mashtrim. Të premten duhet me ndërmarrë diçka”, shtoi ai.

Ndryshe, ditë më parë punëtorët e arsimit kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar zgjidhje të menjëhershme të situatës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer