Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, do të dalin në një konferencë për media lidhur me mbledhjen e Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s.
Në këtë takim janë miratuar 11 vendime, pas zhbllokimit të vendimmarrjes që ka ndodhur në CEFTA.
“Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me këshilltarin e Kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s”, thuhet në njoftim për media.