E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Sami Lushtaku: Nuk jam i kënaqur me PDK-në, nuk është dashtë me leju brenda në Kuvend- Albini është njeri i Serbisë e Mimoza po më dhimbset

Dje në media është publikuar një incizim ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet derisa sa flet me Milan Radojecicin, atëkohë udhëheqës i Listës Serbe dhe aktualisht i akuzuari kryesor për sulmin i cili ndodhi vitin e kaluar në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës, shkruan FrontOnline.

Për këtë ka reaguar kryetari i PDK-së në Skenderaj dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku.

Ai thotë se në këtë përgjim ka folur Albin Kurti dhe jo Mimoza Kusari, duke treguar ‘’dhëmbshuri’’ për këtë të fundit e duke e konsideruar kryeministrin Kurti si njeri të Serbisë.

”Me të tregu drejt unë prej Albin Kurtit nuk pres bre kurgjë më shumë, po unë e kam thënë edhe më herët. Albin Kurti është njeri i Serbisë o vëlla, më së paku du me fol për Mimozën, ajo është mashë e Albinit, aty ka fol Albin Kurti, jo Mimoza Kusari. Kurti duhet me u gjyku e jo me u gjyku Mimoza e shkretë se po më dhimet edhe ajo’’ tha ai.

Lushtaku, thotë se nuk e din nëse do të ketë protesta, por që është takuar me familjet e dëshmorëve të cilat po ndihen të ofenduara pas këtij incizimi.

‘’Nuk e di a ka me pas protesta. Kesh ulur me familjet e dëshmorëve deri tash, veç kjo temë është duke u disktuar deri në këtë situatë kemi ardhë, gjendje tepër e vështirë për veteranët, për shqiptarët’’ thotë ai për FrontOnline.

Madje, Lushtaku, shpreh hapur se nuk është i kënaqur as me PDK-në, pasi që sipas tij ka pritur që deputetët e subejtktit të tij politik, të reagojnë e të mos e lën fare të futet në sallë, Mimoza Kusarin, e cila ishte e implikuar në incizimin me Milan Radojecicin.

‘’Me të kallxu drejt qitu s’jam i kënaqur me PDK-në, se unë se kisha lanë Mimozën me hy as në Parlament se për at parlament është derdhur gjak e sot me ardhë në këtë situatë që Mimoza me Radojecicin me bërë ligjin. ska koment. Unë kam pritë që sot nga PDK-ja mos me e lanë me hi Mimozën deri të përjashtohet ajo edhe pse është më ma pak faj se të tjerë’’ u shpreh Lushtaku.

Për Lushtakun, Kurti këmbë e krye është njeri i Serbisë.

‘’Këtu Albin Kurti është këmbë e krye njeri i Serbisë” tha ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer