Pas tensioneve të ndodhura sot në mbledhjen e kryetareve të komunave, ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili shihet se është përfshirë në këtë incident.
Lladrovci u pyet se a e ka shtyrë fizikisht kryetarin e Kamenicës, Lladrovci.
Ai tha se nuk ka goditur e as shtyrë dikë.
“Unë shpesh herë them që jam bulldozher dhe kush me del përpara e marr pas vetes, por nuk është e vërtetë që e kam shtyrë. Unë kam kërkuar nga ta sepse sikur ata kanë të drejtë të dalin të pengojnë zhvillimet e punimeve të kuvendit, edhe ne që jemi shumica kemi të drejtë t’u themi largohuni dhe na lëshoni ne ta mbajmë kuvendin, sepse ne i kemi lënë punët tona sot nëpër komuna për të shkuar për ta mbajtur kuvendin. Unë kam dëgjuar në media që ne kemi pasur edhe konfrontim fizik, por unë jam mirë, nuk e di që e kam goditur ose shtyrë dikë, nuk kam nevojë, ishalla s’e çon Zoti dikë me më shty ose godit sepse nuk e dimë ku përfundojmë”, tha ai.