Nesër me datë 12.10.2024 mbahet mbledhje Komemorative për pesë personat e zhdukur
Më rastin e gjetjes së trupave të Gani Baleci, Ramadan Hoxha, Xhavit Maloku, Agin Hysen Syla e Besim Bajram Berisha, do të mbahet mbledhje Komemorative në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit
Agjenda për datën 12.10.2024
Ora 12.00 – Mbledhje Komemorative për personat e zhdukur të identifikuar kohët e fundit:
Gani Baleci nga Drenasi III, i rivarrosur më 14.07.2024;
Ramadan Hoxha nga Damaneku, i rivarrosur më 01.10.2024;
Ora 14.00 – Ceremonia e varrimit të Xhavit Malokut në Polluzhë
Ora 15.00 – Ceremonia e varrimit të Agim Sylës e Besim Berishës në fshatin Shtuticë.
Xhavit Maloku nga Polluzha rivarroset më 12.10.2024, dhe
Agim Hysen Syla e Besim Bajram Berisha nga fshati Shtuticë, rivarrosen më 12.10.2024.