Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka deklaruar pasurinë e tij që kap vlerën e miliona eurove.
Sipas formularit të zbardhur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ai ka dy shtëpi që i kushtojnë mbi gjysmë milionë euro, një tokë në vlerë prej gjysmë milionë euro, dhe një njësi banimi me 250 metra katror lokale afariste që ka vlerën e 400 mijë eurove.
I njëjti ka deklaruar se na bankë ka rreth 10 mijë euro të gatshme, derisa ka deklaruar se merr rreth 15 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, dhe mbi 20 mijë të tjera qira nga objekti afarist.
I njëjti ka deklaruar se në banka ka rreth 12 mijë euro para të gatshme.
Ai ka borxhe rreth 5.201 euro.
Tahiri ka deklaruar se merr mbi 25 mijë euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, dhe mbi 20 mijë të tjera qira nga objekti afarist.
Poashtu Tahiri ka deklaruar se bashkëshortja e tij përfiton rreth 10 mijë euro në vit nga pagat.