E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Sot në Drenas rivarrosen Xhavit Maloku, Agim Syla e Besim Berisha, viktima të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot do të rivarrosen Xhavit Maloku, Agim Syla e Besim Berisha pas identifikimit përmes analizës shkencore nga mbetjet mortore.

Siç thuhet në njoftim, mbetjet mortore ishin zhvarrosur vitin e kaluar në varrezat e Prekazit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore (eshtrat) e zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen:
Xhavit Maloku nga Polluzha ,
Agim Syla dhe
Besim Berisha nga Shtutica,
viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.

Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës, Xhavit Maloku, Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Policinsë së Kosovës, Kryqit të Kuq të Kosovës dhe Shoqatës së Familjeve ‘ For New Life Kosovo ‘.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer