Gllogoc- Ka ndërruar jetë dje rreth orës 21:10 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) personi që ishte përfshirë në një aksident dy muaj më parë në qytetin e Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se aksidenti kishte ndodhur më 16 shtator në këtë qytet.
“Gllogoc / 16.08.2024 – 21:10. Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me 16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë, përcjell portali rajoni.org.