E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Kosovë-Qipro, stadiumi plot me shikues

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa “dardanët” synojnë fitoren e tretë rresht.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar para pak çastesh se të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë plot me shikues.

“Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund. Jemi të lumtur që stadiumi “Fadil Vokrri”, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë!”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer