E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Al Paçino: Argëtuese të jesh “baba i ri” në moshën 84-vjeçare

Lajmi se Al Paçino u bë baba në moshën 83-vjeçare bëri xhiron e rrjetit 1 vit më parë. Së fundmi, aktori i famshëm ka folur në lidhje me të qenët “baba i ri” në këtë moshë.

Ai ka thënë se ka qenë një ndër dëshirat e tij që të bëhej baba për herë të katërt, me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roman, i cili tashmë është 16 muajsh. Më tej, Paçino shprehet se dëshiron dhe shpreson që të jetë pranë këtij fëmije.

“Dua të jem pranë këtij fëmije. Dhe shpresoj të jem. Uroj që të jem i shëndetshëm dhe ai e di se kush është babai i tij, natyrisht.”

Pacino dhe nëna e Romanit, Noor Alfallah “ndanë rrugët e tyre” 3 muaj pasi erdhi në jetë bebja e tyre, mirëpo ajo që i bashkon është pikërisht fëmija e tyre. Aktori shton se pjesa më e madhe e përfshirjes së tij në prindërim për Roman është e kufizuar në kontaktet online.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer