E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Shtypi suedez: Mbappe po hetohet për përdhunim

Shtypi suedez pretendon se sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappé, po hetohet nga policia për një përdhunim të dyshuar javën e kaluar në Stokholm.

Gazeta “Aftonbladet” shkruan në faqen e saj të parë se futbollisti i famshëm, i cili ishte në kryeqytetin suedez javën e kaluar, ishte nën hetim për ngjarjen që kishte ndodhur të enjten e kaluar, ndërsa “Expresen” gjithashtu përmendi lojtarin si të dyshuar.

Rrjeti TV4 raportoi gjithashtu për këtë çështje dhe theksoi se paditësja shkoi në spital të shtunën ku raportoi se kishte qenë viktimë e një sulmi dhe se kishte treguar Mbappen si agresor.

Nga ana e saj, Prokuroria konfirmoi në një deklaratë pas këtyre raportimeve në media se kishte një hetim për “një përdhunim të dyshuar në Stokholm”. “Prokurori mund të konfirmojë se policia ka marrë një kallëzim përdhunimi, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2024 në një hotel në qendër të Stokholmit”, theksoi ai, pa dhënë informacione të mëtejshme.

“Prokurori nuk është në dispozicion të mediave dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment. Kur të ketë më shumë informacione, do të dërgohet një njoftim i ri për shtyp”, shtoi ai.

Vetë Kylian Mbappé i është përgjigjur tashmë këtij lajmi me një postim në profilin e tij zyrtar ‘X’. “Fake News”. Po bëhen të parashikueshëm në prag të gjyqit”, vuri në dukje sulmuesi, i cili është në gjyq për 55 milionë eurot që supozohet se PSG i detyrohet atij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer