E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Sveçla e Krasniqi në veri, vizitojnë komunën paralele serbe të Skenderajt në veri që u mbyll dje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme kanë vizituar komunën paralele serbe të Skenderajt në veri, e cila është mbyllur dje.

Brenda komunës tashmë po qëndrojnë të dy ministrat, e cila tashmë e marrë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në komunat të cilat u mbyllen dje, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka thënë se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në veri të Mitrovicës kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyrë, e që gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për Komunën e Skenderajt.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer