Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka bërë të ditur së kjo ndërmarrje ka arritur një rritje të fitimeve për 103% në periudhën janar-shtator 2024, shkruan portali rajoni.org.
Sipas Mujkës gjatë kësaj periudhe, ndërmarrja që ai udhëheq ka arritur fitime neto prej €1,483,929.61, duke dyfishuar pothuajse rezultatet e vitit 2023, që ishin €728,983.89.
“Në periudhën Janar-Shtator 2024, kemi arritur fitime neto prej €1,483,929.61, duke dyfishuar pothuajse rezultatet e vitit 2023 prej €728,983.89. Ky sukses reflekton përkushtimin tonë ndaj përmirësimit të vazhdueshëm dhe menaxhimit të suksesshëm”, ka shkruar ndër të tjera Mujka në facebook.
Kujtojmë që rreth një vit me parë, Faruk Mujka, aktivist i VV-së, ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës.