E premte, 18 Tetor, 2024

Rasti i qytetarit me Komunën e Skenderajt, gjykata merr vendim për matjen e pronës

Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendim që brenda 15 ditësh të bëhet ekspetiza gjeodezike për rastin e pronës, ndërmjet qytetarit Selim Behramaj dhe Komunës së Skenderajt.

Kështu vendosi gjykata në seancën e mbajtur më 18.10.2024.

Behramaj akuzon Komunën e Skenderajt për rrënim të shtëpisë dhe marrjen e pronës së tij, në marsin e vitit 2024 duke e kthyer në shfrytëzim për parkingje.

Në pronën në të cilën thotë se kishte investuar dhe jetuar që nga vitet e 80-ta, qytetari pretendon se e kishte marrë nga kompania e ujësjellësit ku ishte duke punuar.

“Gjykata bie këtë aktvendim ku obligohet eksperti gjeodez Nehat Sahiti, që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve të përpilojë ekspertizën gjeodezike, me detyrat e cekura në aktvendimin e datës 01.10.2024”-thuhet në aktvendim.

Avokati i paditësit, Qëndrim Rama, ka bërë të ditur se nga Komuna e Skenderajt, klienti i tij kërkon vetëm një pjesë të kësaj prone, ku po ashtu kërkon që të bëhet edhe ekspertizë nga fusha e ndërtimtarisë.

“Po, vetëm 5 ari të kësaj prone, gjithashtu kërkojë nga ju zotëri gjykatës që të bëhet edhe një ekspertizë nga fusha e ndërtimtarisë”-u shpreh avokati.

Ndërsa qytetari në cilësinë e paditësit, Selim Behramaj, ka deklaruar para gjykatës më 18.10.2024 se në këtë pronë hynë edhe pusi.

“Edhe bunari është i jemi, gjendet në tokën time”- tha Behramaj.

Në këtë seancë gjyqësore e cila u mbajt më 18.10.2024, për të bërë ekspertizën e matjeve gjeodezike të pronës, i pranishëm ishte avokati i Komunës së Skenderajt, Enver Qerkni.

“Jo nuk kam ndonjë vrejtje, i nderuari gjykatës”- ka thënë avokati Qerkni.

KALLXO.com kishte raportuar edhe për seancën gjyqësore më 26.09.2024, për pretendimet e qyetarët Selim Behramaj se Komuna e Skenderajt ia rrënoi shtëpinë dhe ia mori pronën, për të cilën Gjykata e Mitrovicës kishte marrë një vendim.

“Në lidhje me pretendimet e qytetarit nga Skenderaj Selim Behramaj, se Komuna e Skenderajt ia ka rrënuar shtëpinë e tij dhe ia ka marrë pronën. Gjykata e Mitrovicës ka marrë vendimin se më 26.09.2024 që të caktohet eksperitzë gjeodezike dhe që gjykata të dalë në vendin e ngjarjes”- thuhet në aktvendimin.

Gjyqtari i rastit, Fuad Haliti, kisht bërë të ditur se këqyrja në vend të ngjarjes do të bëhet më 18.10.2024.

“Caktohet ekspertiza gjeodezike dhe dalja në vendkëqyrje e gjykatës. Eksperti dhe detyrat e tij caktohen me aktvendim të veçantë. Obligohet paditësi që të bëjë deponimin e mjeteve financiare për pagesën e ekspertizës gjeodezike në shumën prej 200 euro në llogarinë bankare të KGJK-së, në afat prej shtatë ditësh, në të kundërtën Gjykata do të shfuqizojë aktvendimin me të cilin u caktua marrja e provës me ekspert gjeodet dhe vendkëqyrja e gjykatës”- thuhet në aktvendim.

KALLXO.com ka raportuar më 05.03.2024 për përplasjn për pronë mes qytetarit nga Skenderaj dhe Komunës.

“Vendi është i jemi, që 50 vjet jetoj qitu. Në luftë m’u ka kallë shpia, pas lufte e kam marru apet”- kishtë thënë plot emocione qytetari Selim Behramaj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer