E martë, 24 Dhjetor, 2024

Bekim Kovaçi, fitues i garës së fundit të automobilizmit për sivjet

Bekim Kovaçi i SHAM Prizreni D&G e ka mbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë.

Ai ka fituar në garën e katërt në disiplinën auto sllallom, e mbajtur pikërisht në qytetin e tij, Prizren.

Kovaçi me Honda Civic deri te fitorja ka arritur me kohë 02:48.095 minuta (01:24.618 dhe 01:23.477).

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin e arritur. Isha përgatitur për këtë garë. Pati garues me shumë përvojë e shumë të suksesshëm e po ashtu edhe vetura të mira. Gjithsesi, sot gjithçka shkoi mirë dhe ia dola të triumfoj në konkurrencë mjaft të fortë”, ka thënë Kovaçi pas fitores, i lumtur edhe që ky sukses u arrit para dashamirëve prizrenas të automobilizmit.

Në pozitën e dytë u rendit anëtari i AK Drenica, Valdrin Krasniqi, i cili me Opel Astra pati kohë 02:52.290 minuta (01:26.669 dhe 01:25.621).

Në podium u gjend Kushtrim Bytyçi i AK Ferizajt.

Koha e tij me Renault Clio ishte 02:54.201 minuta (01:27.811 dhe 01:26.390).

Në konkurrencën ekipore, e para u rendit Prishtina RT me 55 pikë, pasuar nga Prizreni D&G (52), AK Ferizaj (47), AMTKK (47) dhe AK Drenica me 45 pikë.

Gara ishte e vlefshme për FIA CEZ, morën pesë 27 garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Rumania.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer