E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Piktori nga Skenderaji hap ekspozitë personale në Graz të Austrisë

Artisti i njohur shqiptar nga komuna e Skenderajt, me qëndrim prej shumë vitesh në Austri, Haxhi Fejzullahi, hap nesër ka hapue ekspozitën e tij personale me titull „Art Exhibition“ në Strassgang Kulturzentrum, në Graz.

Ekspozita është hapur në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Steiermark.

Ekspozita „Art Exhibition“ është hapur të shtunën, në orën 16:00 dhe do të qëndrojë deri më datën 16.11.2024.

Piktori Haxhi Fejzullahi është një shembull i mirë se mërgata shqiptare në Austri po hyn ngadalë, por sigurt, në jetën kulturore dhe shoqërore të vendit ku jeton.

Artisti Fejzullahi është i njohur për pikturat e tij, kryesisht me motive kombëtare dhe portrete të figurave të njohura të kombit shqiptar, por dhe atyre austriakë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer