E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Mbappe ia bën një dhuratë speciale Zhegrovës, ylli kosovar e falënderon

Edon Zhegrova e ka marrë një dhuratë speciale.

Ylli kosovar e pranoi një fanellë të Real Madridit nga sulmuesi Kylian Mbappe.

Një fanellë e bardhë me numrin 9 dhe e nënshkruar nga ylli francez, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që shkoi nga Paris Saint-Germaini.

“Faleminderit shoku im, Kylian Mbappe”, shkroi përfaqësuesi kosovar në “Instastory”.

Zhegrova është njëri prej futbollistëve më të mirë në Ligue 1 në dy sezonet e fundit, ndërsa atë e vlerëson tej mase edhe njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Kylian Mbappe.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer