E mërkurë, 23 Tetor, 2024

PDK në Mitrovicë ndez motorët: Shtabit zgjedhor që udhëhiqet nga Arian Tahiri i bashkohet Avni Kastrati dhe figura tjera të njohura politike

Dega e PDK-së në Mitrovicës është organizuar dhe mobilizuar nër përkrahje të Bedri Hamzës kryeminister.

Shtabit Zgjedhor që udhëhiqet nga Arian Tahiri i janë bashkuar figura të njohura politike në Mitrovicë por edhe me gjerë.

Në udhëheqje të këtij shtabi janë edhe ish kryetari Avni Kastrati, Ahmet Tmava, Ukshin Rreci, ish drejtor dhe aktual, asamblistë, aktivistë dhe zyrtarë tjerë

Postimi i plotë nga Tahiri:

Motorët u ndezën, tash ecin vetëm përpara!

Të dashur qytetarë, sot shtabi zgjedhor i PDK-së në Mitrovicë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar për organizimin e takimit me qytetarë të kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza.

Ju ftojmë të gjithëve që të enjten me datë 24 tetor, në ora 18:00 në Hotel Palace, të merrni pjesë në këtë takim për ta dëgjuar vizionin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer