E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në lokalin “Doni” në Klinë

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Bëhet fjalë për Pajtim Etemin, i cili po kërkohet për gjuajtjen me armë në drejtim të kamarierit të lokalit “Doni”, në fshatin Potereq të Klinës.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer