Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, së fundmi ka publikuar “një ask me questions” në InstaStory teksa ka biseduar me fansat e saj rreth një sërë tematikash.
Mirëpo, ajo çfarë ra më tepër në sy ishte një temë të cilën Alketa nuk e prek shpesh, siç është familja, bashkëshorti dhe fëmijët.
“Pse nuk flet për bashkëshortin asnjë moment,” e ka pyetur një ndjekës moderatoren.
ADVERTISING
“E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen nuk e kemi për konsum dhe famë.
Ai biznes, unë showbizz, nuk i kemi përzjerë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shtrenjta dhe të shenjta,” është përgjigjur Alketa.