E enjte, 24 Tetor, 2024

Kapen ‘mat’ në një hotel/ Gazetarja sportive konfirmon romancën e re me ish-kapitenin e Romës

Gazetarja sportive në të përjavshmen “Gente” nuk lë asnjë dyshim, por konfirmon romancën e re të ish-kapitenit legjendar të verdhekuqëve nga kryeqyteti italian.

“Po, ka diçka”. Të dy janë fotografuar duke hyrë dhe pas rreth një ore duke dalë nga i njëjti hotel.

Pas tre vitesh me Noemi Boçhi-n, vajza për të cilën prishi edhe martesën me Ilary Blasin, Francesco Totti filmohet nga paparacët e të përjavshmes “Gente” teksa hyn dhe del nga një hotel në Romë me Marialuisa Jacobelli.

Image

E përjavshmja pyet gazetaren sportive nëse ka ndonjë lidhje romantike me ish-kapitenin e Romës dhe ajo përgjigjet me “Po”.

Image

“Dy plus dy janë gjithmonë katër, nëse ka foto, është e qartë”, deklaroi Jacobelli teka u pyet për imazhet me Tottin, ndërsa thumbimi në rrjetet sociale nga ish-bashkëshortja e futbollistit, Ilary Blasi nuk vonoi.

Francesco Totti dhe Noemi Boçhi janë bashkë prej tre vitesh, që kur u prish martesa mes futbollistit dhe Ilary Blasi. Deri pak ditë më parë, Totti dhe Noemi shiheshin bashkë dhe postonin në rrjetet sociale imazhe dhe video në harmoni të plotë.

Tani pamjet që e portretizojnë atë me Marialuisa Jacobelli duke shkuar në hotel, duket se tregojnë një histori tjetër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer