Nenkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar për nisjen e punimeve në hapjen e çerdhes së re në rrugën “Mbretëresha Teutë’ në këtë qytet.
Ai ka thënë së realizimi i këtij projekti është një premtim tjetër i përmbushur.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin Bedri Hamza si dhe Vesën e Dritën, kemi vendosur gurthemelin e çerdhes së re në Mitrovicë.
Ky është edhe një premtim tjetër i përmbushur, që u ofron të vegjëlve tanë kujdes dhe mundësi aftësimi që nga fëmijëria e hershme.
Ky projekt shënon vazhdimin e investimeve në arsim, pasi që nga fillimi ka qenë prioritet i lartë i qeverisjes tonë. Por, nuk do të jetë i fundit. Edhe shumë projekte janë në rrugë për ta përmirësuar arsimin në Mitrovicë.