E premte, 25 Tetor, 2024

Presidenti i La Ligës i frikësohet incidenteve raciste në ‘El Clasico’

Interesimi vazhdon të rritet përpara takimit të parë “El Clasico” të sezonit, i cili luhet të shtunën.

Kryesuesja e La Ligës, Barcelona, do të udhëtojë në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen ndaj Real Madridit.

Ndërsa aksioni në fushë pritet me padurim, ka nga ata që kanë frikë nga telashet e mundshme në “Bernabeu”.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është njëri prej tyre, i cili shprehu shqetësimet e tij pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mes La Ligës dhe Ministrisë së Përfshirjes, Sigurimeve Shoqërore dhe Migracionit.

Tebas frikësohet nga incidentet raciste në ndeshjen më të madhe të futbollit spanjoll.

“Shpresoj të jetë një ndeshje tolerante, siç kanë qenë ‘El Clasicot’ e fundit. Por, unë jam i shqetësuar për ‘El Clasicon’ dhe jam i shqetësuar për pjesën tjetër të ndeshjeve për shkak të racistëve dhe intolerantëve”, ka thënë Tebas.

Futbolli spanjoll është dëmtuar nga disa incidente të turpshme në muajt e fundit, por Real Madrid dhe Barcelona do të shpresojnë që ndeshja e së shtunës të kalojë pa ndodhur asgjë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer