E shtunë, 26 Tetor, 2024

EMRAT/ Dyshohet se sulmuan fizikisht Muhaxherin, këta janë dy personat e arrestuar

Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona.

 Insajderi merr vesh se të arrestuarit janë Dukagjin e Korab Lulaj.

Të njëjtit siç ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi janë ndaluar për 48 orë.

Ai tha se në koordinim të plotë me Policinë po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë për shkak se kanë sulmuar Kryetarin e Komunës së Pejës dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit. Gjithashtu janë duke u marrë të gjithë veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Nikçi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, kishte deklaruar se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Ndërkaq, vetë Muhaxheri tha se tashmë ka dal nga spitali.

Ai për Insajderin tha se për momentin është në polici.

“Po jam sulmuar, për momentin jam në polici”, tha shkurt Muhaxheri.

Ndërkaq, kur u pyet se a i njeh personat që e kanë sulmuar i njëjti u përgjigj: Jo.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer