E diel, 27 Tetor, 2024

Goditi me grushte gruan dhe e dëboi me gjithë djalë, arrestohet i dyshuari në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person mbrëmë rreth orës 21:30 në qytetin e Istogut si të dyshuar për dhunë në familje, shkruan rajoni.org.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht me grushte bashkëshorten.

Në mes të përleshjes është futur edhe djali i tyre i cili ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia

Mësohet së viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer