Ka reaguar deputetja Blerta Deliu lidhur me disa akuza të cilët pretendonin së kompania ndërtimore “Valoni” me bazë në Skenderaj është në pronësi të saj apo të vëllaut të saj, shkruan portali rajoni.org.
Deliu i ka mohuar këto pretendime. Ajo në rrjetin social “facebook” këto pretendime i ka quajtur shpifje dhe së sipas saj kjo është luftë hibride që eksponentët e pushtetin e kanë filluar ndaj saj.
Ajo ka thënë së pronari i kompanisë “Valoni”, Naseri, nuk është vëllau i saj por është i afërm i saj, dukë treguar së ai është kushëriri dhe bashkëfshatari i saj.
Së ata janë të afërt, një gjë e tille vërtetohet përmes imazheve të publikuar nëpër rrjete sociale.
“Eksponentë të pushtetit paskan fillu këtë “luftën hibride” ndaj opozitës, e posaçërisht ndaj meje në rrjete sociale. Këtë herë, më paskan lidhë si pronare të një kompanie ndërtimi, e të cilën, sipas tyre, po e menaxhojka “vëllau” im Naseri. Tash, për shpifjet ndaj meje, unë jam mësu. Nuk po më vjen çudi as kjo e pavërtetë”, thuhet në reagimin e deputetes Deliu.