Dega e LDK-së në Mitrovicë ka vendosur se kush do të jenë kandidatët për deputetë nga kjo komunë, zbulon portali rajoni.org.
Sipas informacioneve, priten të jenë: Gezim Plakolli, Fatbardha Istrefi Avdiu dhe Anita Morina Saraçi.
Njoftimin e ka bërë vet Plakolli përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi dhe nderë të madh ju njoftoj se Fatbardha Istrefi Avdiu, Anita Morina Saraçi dhe unë, do të përfaqësojmë degën e LDK-së në Mitrovicë, si kandidat për deputet, në zgjedhjet e ardhshme nacionale, të 9 shkurtit 2025.
Me krenari bartim trashëgiminë e këtyre tri shkronjave (LDK) dhe vlerat që ato përfaqësojnë.
Si Rugovistë, kemi besimin në Zot, familjen e konsiderojmë të shenjtë, ndërsa orientimin properendimor dhe miqësinë me Amerikën e shohim jetike dhe të përjetshme.
Atdheu mbi të gjitha.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shqiptarët kudo që janë.
#rrugënebëjmëbashkë ✌️✌️✌️