Zyrtari i një shkolle në Prishtinë ka njoftuar se një grua ka hyrë në shkollë , duke vjedhur disa lodra dhe pajisje me vlerë rreth 150 euro.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Prishtinë 29.10.2024 – 05:04. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i shkollës ka informuar se një femër me forcë ka depërtuar në brendi të shkollës dhe ka vjedh disa lodra dhe pajisje me vlerë rreth 150 euro. Rasti është duke u hetuar.