E mërkurë, 30 Tetor, 2024

“Mbi gjysmë milioni euro me e shtrenjet” Ministria e Liburnit i jep tender konsorciumit Kosvaro – Turk për hartimin e projektit të pendës së Kuqicës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpallur fituesin e tenderit “Ndertimi i digave – hartimi i projektit kryesor per ndertimin e diges se Kuqicës – Drenicë”, raporton portali rajoni.org.

Ani pse oferta ishte 529 mije euro me e shtrenjet se oferta me e lirë, sipas dokumentit qe është publikuar, Ministria e udhehequr nga Liburn Aliu i ka dhënë tenderinn për hartimin e projektit kryesor për ndërtimin e diges së Kuqicës konsurciumi Kosovaro – Turk, “NNSH Vizion Project dhe Temeslu Uluslararasi Muhendislik Hizmetleri AS” me çmim 2,089,000€, zbulon portali rajoni.org.

Oferta me të lira së konsorciumi Kosovaro – Turk patën 6 ofertues.

Grupi i operatoreve ekonomik “Instituti konsulences ne ndertim IKNshpk, Wapxos Limited; Botek BosphorusTechnicalConsultingCorporation” ofertoi me 1,560,000€

“Studion Ing. G. Pietrangeli s.r.l” ofertoi me 1,717,170€

Grupi i operatoreve ekonimik “Infra Plus, es proje Muhendislik Musavirlik ltd, Cema enginieering and project inc”, me 1,764,000€

Grupi i operatoreve ekonomik “Su-yapi engineering and consulting; Illyrian consulting engineers, Sopi group” me 1,830,000€

Dhe grupi i operatoreve ekonomik “Gjeokonsult&co; itm shpk” me 2,000,000€

Të 6 keta ofertues u eliminuan si të papërgjegjshëm.

 

Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer