Policia e Kosovës ka shpallur një person në kërkim të dyshuar për “Lëndim të rëndë trupor”.
I dyshuari është Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur më 22 mars të vitit 2003, në fshatin Romajë të Prizrenit.
“ Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati.”
Policia ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për të dyshuarin ta lajmërojnë Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.”