E enjte, 28 Nëntor, 2024

Gruaja e Liburn Aliut e nipi i Besnik Bislimit drejt Bordit të KOSTT-it, raportohet se janë në mesin e gjashtë më të poentuarve

Bashkëshortja e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, siç raporton Express janë një hap larg drejt rrugës për t’u zgjedhur anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.

Sipas këtij raportimi, gruaja e Aliut, Lumnije Zeka është renditur e pesta me 33 poena në listën e kandidatëve më të poentuar nga Paneli Përzgjedhës, nipi i Bislimit, Gëzim Tosuni është i dyti në listë me 43 poena.

Paneli zhvilloi intervistat, dhe erdhi në konstatim se: procesit intervistues iu nënshtruan tetëmbëdhjetë kandidatë, duke marrë parasysh performancën e kandidatëve, Paneli vlerësoi, gjashtë kandidatët me më së shumti poena, si në vijim: Rejhane Zylfiaj (44 poena), Gëzim Tosuni (43 poena): Gazmend Mejzini (37 poena), Jeton Mehmeti (33 poena); Lumnije Zeka (33 poena); dhe Pranvera Dobruna-Kryeziu (32 poena)”, thuhet në procesvebalin e mbledhjes që është mbajtur më 1 tetor nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Klikoni KËTU për të lexuar raportimin e plotë:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer