E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Nenkryetari i LDK-së në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi Kërkon Ndihmë Urgjente për Bujqit, Rendimenti i Patates i Dëmtuar mbi 60%

Shkelzen Xhaferi, Asambleist dhe Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë një kërkesë urgjente për ndihmë për bujqit që kultivojnë patatet. Xhaferi ka njoftuar se për shkak të temperaturave të larta, rendimentet e patates janë dëmtuar mbi 60%, duke rrezikuar kështu të ardhurat e kultivuesve të zonës.

Në kërkesën e tij, ai ka apeluar për formimin e një komisioni për të dalë në terren dhe për të verifikuar situatën, si dhe për të gjetur mënyra buxhetore për t’i ardhur në ndihmë këtyre kultivuesve të prekur rëndë.

“Duke pasur parasysh vështirësitë e bujqve tanë, është e domosdoshme që institucionet të reagojnë për të ndihmuar sektorin bujqësor,” deklaroi Xhaferi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer