Shuma prej 22 mijë e 400 eurosh është mbledhur për shërmin e vogëlushës nga Radisheva e Skenderajt, Fjona Tahirit, shkruan portali rajoni.org.
Ajo tashmë mund ta marrë rrugën drejt Turqisë për trajtim.
Përmes një postimi, stafi që u angazhuan në grumbullimin e mjeteve kanë njoftuar se shuma është mbledhur, duke falenderuar secilin për kontribut.
Postimi i plotë:
Të martën do të udhëtojmë drejt Turqisë për trajtimin mjekësor të kësaj vajze. Lutemi që Allahu të sjellë shërim, pasi shërimi është në dorën e Tij. I jemi thellësisht mirënjohës donatorëve dhe Ministrisë së Republikës së Kosovës, si dhe Kuvendit Komunal të Skenderajt për mbështetjen dhe kontributin e tyre për shërimin e kësaj vajze. Do të qëndrojmë në Turqi për 22 ditë. Deri atëherë, mirëmbetshi.