E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Ish-‘ylli’ brazilian i Milanit dhe Realit zbulon prapaskenën: Morata me telefonoi dhe më kërkoi…

Braziliani Kaká, ish-lojtar i Real Madridit dhe Milanit, dy skuadra që do të përballen këtë të martë, në Champions League, ka zbuluar se spanjolli Álvaro Morata e ka telefonuar për ta pyetur mëse mund të luajë me numrin 22 në skuadrën kuqezi.

“Jam shumë i lumtur që Morata ka shkuar te Milani, kapiteni i Spanjës kampione mund t’i japë kaq shumë skuadrës. Më telefonoi se donte numrin 22 në fanellë. Nuk është im, i thashë, është i të gjithëve. Në fund ai mori një numër tjetër (numrin 7, por ishte një gjest shumë i bukur respekti. I uroj atij dhe Milanit më të mirat”, u shpreh Kaka.

Skuadrat më të suksesshme në historinë e Championsit do të përballen edhe një herë në kompeticion 14 vite më vonë në një ndeshje zyrtare, në “Santiago Bernabeu”. Kaka e përjetoi duelin nga të dyja palët. Ai shkëlqeu për Milanin për 6 sezone (2003-2009) përpara se të nënshkruante për skuadrën madrilene për 4 vjet (2009-2013). Më vonë, ai u kthye për të luajtur për një vit si kuqezi në sezonin 2013-14.

Lojtari ikonë shpjegoi në një intervistë në mediat zyrtare të Milanit se çfarë do të thoshte për të të luante këto lloj ndeshjesh.

“Të luash Ligën e Kampionëve është diçka e veçantë. Dhe të luash me ekipe të mëdha është gjithmonë unike. Të luash Milan-Real Madrid është diçka shumë e bukur. Veshja e një fanelle të Milanit është tashmë një motiv i madh, por kundër Realit të Madridit është diçka ndryshe”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer