Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përmes rrjetit social “facebookl ka bërë thirrje për ndihmë për të riun nga Skenderaj, Arbër Gashin, i cili i mbijetoi një aksidenti të rëndë që ia vuri jetën në rrezik.
Pas ngjarjes së rëndë, Arbëri ka nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit për t’u rikuperuar plotësisht dhe për t’u kthyer pranë familjes së tij.
Kryetari Nura theksoi se është momenti që komuniteti të tregojë solidaritet dhe ta mbështesë Arbërin në këtë sfidë të vështirë, duke e ndihmuar të ketë një mundësi të dytë për jetë.
Postimi i plotë i Nurës:
Arbër Gashi nga Kryshefci i Skenderajt është kthyer edhe një herë në jetë, se kështu ishte vullneti i Zotit, duke i ofruar edhe një mundësi të vazhdojë përpara jetën e tij dhe të jetë shumë falënderues, pas një aksidenti ku e kishte parë vdekjen me sy.
Më shumë se në çdo rrethanë tjetër, Arbërit sot i duhet mbështetja jonë, me aq sa na lejojnë mundësitë, që të vazhdojë trajtimin mjekësor jashtë vendit dhe të rikthehet shëndosh e mirë në familje që e pret më padurim.