Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit të madh të 35 viteve më parë, foli për superndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Realit të Madridit dhe Milanit në “Santiago Bernabeu”, duke rikthyer në kujtesë disa nga ndeshjet e tij historike kundër “Los Blancos”. E nis me një koment për trajnerin aktual të Realit, nxënës i tij, Carlo Ancelotti:
“Carlo është një njeri për t’u admiruar, më ka telefonuar të paktën shtatë herë në ditët e fundit. Ai është inteligjent dhe modest, në fund të fundit ato janë cilësi që nuk ndahen kurrë. Ai ishte lojtari i parë për të cilin pyeta Berlusconin, presidenti ishte në mëdyshje. Milani sapo kishte përfunduar i pesti dhe gjunjët e Carlettos nuk dukej se ofronin shumë garanci. I thashë se me të do të fitonim menjëherë kampionatin. Kështu ndodhi”.
Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, kuqezinjtë nuk jabë favoritë, por a do të përmbysen parashikimet?
Shpresoj që të gjithë lojtarët ta dinë historinë e Milanit, një histori që është në librat e futbollit. Klubi me stilin dhe vizionin e tij vjen para ekipit dhe ekipi para çdo individi, gjithçka fillon nga këtu.
Duket se jeni dakord me Fonsecan për Leaon…
Unë po them vetëm se i kam trajtuar të gjithë lojtarët e mi në të njëjtën mënyrë. Sigurisht, Van Basten ishte më i forti, por nuk kam bërë kurrë kompromise. Mes një lojtari të mirë dhe një lojtari të besueshëm, unë zgjedh të dytin. Shpresoj vetëm që Fonseca t’i njohë lojtarët që i zgjedhur në verë, jo vetëm teknikisht por edhe mendërisht. Nëse nuk ka harmoni totale, nuk do të mund të kesh kurrë një ekip me vlerë.